|
Lajmërim për media 19.07.2010 |
|
NË EVROPË KE ÇKA TË SHOHËSH, SHFRYTËZONI MUNDËSINË Me këto fjalë ishin të dërguar studentët në udhëtimin nëpër Evropë  Kirill Todorovski është student i Informatikës me mesatare të shkëlqyeshme, i cili deri tani nuk kishte mundësi të udhëton jasht Maqedonisë. Ivana Nedellkovska është studente në dramaturgji e cila ka mësuar për artin dhe kulturën e vendeve tjera, por fatkeqësisht nuk ka pas mundësinë ti viziton. Këta janë vetëm një pjesë e studentëve të cilët pranuan sfidën që një muaj të jenë pjesë e misionit “Ambasador maqedonas për 30 ditë”, siç edhe vetë e quajtën.
Në udhëtimin e tyre, do të njohtojnë vendet evropiane dhe vlerat e tyre demokratike, popujt dhe kulturat, por gjithashtu do të tregojnë për vendin e tyre dhe do t’i ftojnë qytetarët evropian që të vizitojnë Maqedoninë. Studentët janë të zgjedhur në konkurrencë të hapur, të përzgjedhur sipas rezultatit mesatar gjatë studimit, rregullsisë në studimet dhe njohuritë e gjuhëve të huaja. |
|
Lexoni përmbajtjen...
|
|
|
Në kuadër të programës Institucione të hapura, Asociacioni qytetar MOST organizon Konferencë në temë “Mekanizmat institucional për bashkëpunim mes Kuvendit dhe Sektorit civil në Republikën e Maqedonisë“ Konferenca do të mbahet më 18 qershor 2010 (e premte), me fillim në ora 11,30, në Hotelin Holidej In, Shkup (Milenium 1). Konferenca ka për qëllim të kontribuon në themelimin e mekanizmave institucional për bashkëpunim mes Kuvendit dhe Sektorit civil në Republikën e Maqedonisë. Në konferencë do të marrin pjesë deputetët nga Kuvendi i R Mqedonisë, të punësuarit në shërbimet e Kuvendit si dhe përfaqësues nga organizatat qytetare, ekspertë dhe media. Agjenda për konferencë |
|
|
VETËQEVERISJE LOKALE TË PËRGJEGJSHME, TRANSPARENTE DHE KOOPERATIVE |
19.04.2010, Shkup LAJMËRIM PËR MEDIA VETËQEVERISJE LOKALE TË PËRGJEGJSHME, TRANSPARENTE DHE KOOPERATIVE
 Puna e këshilltarëve në komunat e Shtipit, Gostivarit, Debarcës, Oslomej, Kriva Pallanka dhe Mogillë, këtë vit do të monitorohet nga Asociacioni qytetar MOST. Sipas Memorandumit për bashkëpunim që e nënshkruan kryetarët e këtyre komunave dhe MOST-i, në kuadër të projektit Vetëqeverisje lokale të përgjegjshme, transparente dhe kooperative, qytetarët do të marrin informacione për punën e realizuar të këshilltarëve, procesin e kontratave publike në komunë, dhe do të kenë mundësi për të debatuar për prioritetet në komuna. “Qëllimi është që qytetarëve t’ju sigurojmë numër të madh të informacioneve për punën e përfaqësuesve në komuna, dhe me këtë të nxisim pjesëmarrje më të madhe qytetare në proceset e vendim-marrjes dhe krijimit të politikave“- theksoi Darko Aleksov, Drejtor ekzekutiv i MOST-it. Në kuadër të aktiviteteve të këtij projekti do të prodhohen dy udhëzues (për qytetarët dhe administratat në komuna). Më tutje, do të vëzhgohet puna e këshilltarëve, në aspektin e përfshierjes dhe iniciativës së këshilltarëve në sesionet e këshillave, do të vëzhgohet procesi i kontratatave publike dhe do të mbahet debat me qytetarët për vërtetimin e prioriteteve në komunë. Të dhënat e mbledhura, për gjashtë muaj, në edicion të shtypur, do të dorëzohet tek qytetarët, dhe të njëjtat do të jenë në dispozicion në faqen e internetit e cila do të jetë e përgatitur dhe e mirëmbajtur nga ana e MOST-it. Me këtë projekt janë të përfshier 110 këshilltarë, ndërsa të dhënat e mbledhura do të shpërndahen tek më shumë se 172.000 qytetarë. Zgjedhja e komunave është caktuar sipas kritereve më parë të vërtetuara siç janë: vendpozita gjeografike, karakteristikat demografike, numri i banorëve, numri i këshilltarëve, si dhe numri i të punësuarve në kuadër të administratës të njësive të vetëqeverisjes lokale. Në konferencë për media, përveç Drejtorit ekzekutiv të MOST-it, Darko Aleksov, folën edhe kryetarët e komunave Shtip, Zoranço Aleksov; Mogillë, Sllavko Velevski; Osllomej, Fatmir Dehari; Debarcë, Ljupço Kojçinovski; Kriva Pallankë, Arsenço Aleksovski dhe Gostivar, Rufi Osmani. Të gjithë e shprehën qartë vullnetin e tyre për hapje dhe bashkëpunim të komunave dhe qytetarëve. Projekti do të zbatohet 12 muaj, duke filluar nga shkurti i këtij viti, deri në janar të vitit 2011. I njëjti do të realizohet në kuadër të programës CIVICA Mobilitas të cilën e realizon Qendra për zhvillim institucional CIRa dhe është i finansuar nga Agjencioni Zvicerian për zhvillim dhe bashkëpunim, e përfaqësuar nga Zyra për bashkëpunim me Maqedoninë, si dhe me mjete nga Ambasada e Mbretërisë Holandese. |
|
|
ОГЛАС за слободно работно место за позицијата финансиски асистент |
|
За потребите на сопственото финансиско работење, Граѓанската асоцијација МОСТ објавува: О Г Л А С за слободно работно место за позицијата Финансиски асистент
Потребни квалификации: -Високо образование во областа на финасиите и финансиското работење (средно сметководствено образование ќе се смета за предност) -минимум од 1 години работно искуство во сметководство или организација со финансиска дејност. -познавање на сметководство и сметководствена легислатива за непрофитни организации. -напредно познавање на MS Office софтверскиот пакет, познавање на финансиски апликации и инитернет пребарување. -солидни комуникациски способности, аналитичност и тимска работа -деталност, ефикасност, самостојност во работата и точност (имајќи ги во предвид роковите). Дискреција во работата со доверливи документи. -активно познавање на англиски јазик ОБВРСКИ И ОДГОВОРНОСТИ: Под директен надзор од финансискиот менаџер кандидатот ќе ги извршува следните активности: -сметководствена и хронолошка категоризација на сите трансакции и финансиски активности на организацијата, ажурирање на податоци за влез во главната книга. -подготвување на исплати, -подготвување на финансиски извештаи до донатори и институции, -собирање на податоци за подготвување извештаи за финансиското работење на програмите. -менаџирање на каса кеш исплати и уплати, -одржување на финансиската базата на податоци на правни и физички лица -одржување на финансиската архива, фотокопирање, праќање и примање на факс документи. -комуникација со соодветни институции во РМ., -извршување на различни канцелариски и административни активности, -други дополнителни активности
Краен рок за пријавување: 21.04.2010 (среда) најдоцна до 16 часот. Пополнетата апликација испратете ја на e-mail:
Kjo adresë e-mail-i është e mbrojtur nga spam bots, duhet të aktivizoni Java skriptet për të parë atë
. Задоцнети и непотполни апликации нема да бидат земени во предвид за разгледување. Само селектираните кандидати ќе бидат повикани на интервју. Ве молиме, без телефонски јавувања. |
|
|
Memorandum i Firmosur për Bashkëpunim mes MASH-it dhe MOST-it |
 Ministri për arsim dhe shkencë z-Nikolla Todorov dhe z-Darko Aleksov, Drejtor ekzekutiv i Asociacionit qytetar MOST, firmosën Memorandum për bashkëpunim për projektin Votoj për herë të parë. Projekti është i fokusuar në edukimin e personave të cilët për herë të parë realizojnë të drejtën e tyre në votë në zgjedhjet e ardhme. Segmentet e këtij projekti janë punëtoritë interaktive dhe internet faqja, ndërsa për realizimin e tij janë të përgatitura publikime “Votoj për herë të parë” dhe “Leksik me terme zgjedhore”, si dhe afishe informative për votim familjar dhe grupor dhe Lista zgjedhore në Internet. Gjatë firmosjes së Memorandumit, Ministri Todorov theksoi se qëllimi është maturantët të jenë të edukuar për të drejtat dhe obligimet e tyre. Edukimin do t’a realizojnë ekipe të trajnuara të juristëve dhe gazetarëve të cilët në një orë mësimore, votuesve të ardhshëm, do t’ju përcjellin informatat e nevojshme. “Edukimi i votuesve është hallkë kryesore në përmirësimin e procesit zgjedhor dhe në këtë drejtim fokusi është i vendosur në votuesit e rinjë, si forcë lëvizëse në shoqëri” – theksoi Darko Aleksov, Drejtor ekzekutiv i MOST-it, dhe theksoi: “MOST-i mendon se bashkëpunimi i këtij projekti do të tregon se sektori qeveritar dhe joqeveritar janë të gatshëm të japin kontributin e tyre në përmirësimin e procesit zgjedhor dhe demokracisë në përgjithësi”. Projekti Votoj për herë të parë realizohet në klasat mbaruese në shkollat e mesme. Gjatë një ore mësimore, trajnuesit diskutojnë me nxënësit në tema që kanë të bëjnë me ciklet zgjedhore dhe segmentet e saj, procesi në ditën e votimit, si dhe rëndësia e qytetarit aktiv në zhvillimin e demokracisë. Kjo fazë e projektit, që realizohet gjashtë vite me rradhë, është i finansuar nga ana e Unionit Evropian përmes instrumentit EIDHR “Përforcimi i rolit të shoqërisë qytetare në promovimin e të drejtave të njeriut dhe reformave demokratike” në shumë prej 49.722 euro (3.041.276 denarë) dhe nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës në shumë prej 17.000 euro. Deri më tani, në pesë vitet shkollore, MOST-i ka realizuar 652 punëtori të tilla, në të cilat kanë marrë pjesë më shumë se 17.500 nxënës, të cilët tani më janë votues në zgjedhje. Synimi i MOST-it është që materia e cila përpunohet gjatë punëtorive, së shpejti të bëhet pjesë e programit të rregullt mësimor. |
|
|
Koment i promovuar i Kodit zgjedhor |
|
21.01.2010, Shkup LAJMËRIM PËR MEDIA KOMENT I PROMOVUAR I KODIT ZGJEDHOR Asociacioni qytetar MOST promovoi Komentin e Kodit zgjedhor, botim i cili ka për qëllim të paraqet përgjigje të problemeve të identifikuara nga OSCE/ODIHR dhe MOST, ndërsa kanë të bëjnë me interpretim të papërshtatshëm të legjislacionit zgjedhor. Qëllimi është të sigurojë kornizë efikase dhe të unifikuar për implementimin dhe interpretimin e neneve nga Kodi, nga ana e të gjitha organeve kompetente dhe pjesëmarrësve në proces. “Në tri ciklet e kaluara zgjedhore u paraqitën mosmarrëveshje mes organeve shtetërore dhe pjesëmarrësve në procesin zgjedhor për shkak të intepretimit të ndryshëm të legjislacionit, ndërsa e tërë kjo shpiente në respektimin e papërshtatshëm të anëtarëve nga kodi dhe shkaktoi mosbesim në vendimet e sjellura” theksoi Darko Aleksov, Drejtor ekzekutiv i MOST-it.
Komenti është i parashikuar të paraqet mjet profesional i pasuruar me mendime dhe këshilla të vlefshme juridike. Si i tillë pritet të paraqet ndihmë të rëndësishme të të gjitha anëve të interesuara dhe të siguron kuptueshmëri të unifikuar të rregullave zgjedhore, ndërsa me këtë implementim efikas të rregullave ligjore. Implementimi i projektit për përgatitjen e Komentit zgjati prej maj deri në dhjetor të vitit 2009 dhe i njëjti u realizua në pajtueshmëri me principet e përfshierjes dhe debatës së hapur. Pjesa ekspertive u është dedikuar prof. d-r Gordana Siljanovska – Davkova, anëtar i Komisionit Venecian, ish-gjykatës i Gjykatës supreme Sabit Kranli dhe këshilluesit e OSCE/ODIHR dhe Komisionit Venecian Viktor Ulom dhe Vanja Shkoriq. Komentuesi i Kodit zgjedhor është i përgatitur në bazë të Kodit zgjedhor dhe ndryshimet dhe plotësimet e tij, ndërsa finansiarisht është i ndihmuar nga ana e Misionit vëzhgues i OSCE-së në Shkup dhe Ambasadës Holandese. Z-nja Tilni, Shef i sektorit për qeverisje të së drejtës pranë Misionit vëzhgues së OSCE-së në Shkup theksoi se do të përkushtohen në bashkëpunimin me anët e interesuara vendase dhe ndërkombëtare të cilët janë të përfshier në zgjedhje, për shkak se ndërmarja e hapave konkret është me rëndësi të veçantë për arritjen e reformave zgjedhore. Kopje nga botimi gjatë ditëve në vijim do të distribuohen tek të gjitha institucionet, organizatat, partitë politike dhe të gjitha anët e interesuara. |
|
| << Fillim < E mërparshme 1 2 3 4 5 6 Tjetra > Fund >>
| |